A do të ketë rritje ekonomike? Parashikimi i BERZH për ekonominë shqiptare

27 Shtator 2023 | 14:45

Ekonomia shqiptare do të rritet në nivelin 2.5% këtë vit. Parashikimin e bën Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila nuk i ndryshon pritshmëritë që kishte në fillim të vitit.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pret që rritja ekonomike këtë vit në Shqipëri të jetë 2.5%.

Raporti i fundit i publikuar këtë stinë, e mban të pandryshuar edhe parashikimin e bërë në pranverë.

BERZH parashikon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë nivel, duke marrë parasysh dobësitë dhe perspektivat e partnerit kryesor tregtar të Shqipërisë, Italisë, dhe inflacionin ende të lartë të ushqimeve, i cili po gërryen të ardhurat e disponueshme.

Sipas institucionit, ekonomia e vendit tonë u rrit me 2.7% në tremujorin e parë 2023, e nxitur nga kërkesa më e dobët, megjithëse inflacioni ishte në rënie. Eksportet e mallrave u tkurrën djeshëm, për shkak të uljes së kërkesës së jashtme dhe mbiçmimit të fortë të lekut.

Edhe rajoni do të jetë në një trajektore të përafërt, me Malin e Zi dhe Kosovën që kryesojnë pritshmërinë me 3.5% dhe Bosnje Herzegovinën që e mbyll me 1.5%.

Ndërkohë, për vitin 2024, BERZH pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.3%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026