Arrestohet pronari i lokalit në Sarandë ku humbi jetën 17-vjeçari

27 Shtator 2023 | 15:42

Policia kufitare në Qafë-Botë ka arrestuar pronarin e lokalit në Sarandë, ku pak kohë më parë humbi jetën një 17-vjeçar për shkak të këputjes së kavos së ashensorit.

Në pranga u vu Spiro Iljadhi, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.

Spiro Iljadhi është përfshirë në një konflikt me armë më 20 qershor 2021. 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri qëlluan me 20 plumba pas një konflikti të çastit ku të plagosur ngelën vetë Iljadhi dhe një pushues i cili po kalonte aty në ato momente.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026