Thaçi telefonon nga Haga familjen e Afrim Bunajkut për t’u shprehur ngushëllimet

27 Shtator 2023 | 17:37

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nga Haga ka telefonuar familjen e policit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku për tu shprehur ngushëllimet. Njoftimi u bë i ditur nga nënkryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku.

“Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, tha Lushtaku.

Rreshteri Afrim Bunjaku, u vra në orët e para të së dielës në një sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, kur policia kishte shkuar për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën.

Ai u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:38 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026