Spahiu: Kurti duhet shpallë Listën Serbe organizatë terroriste
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të shpallë Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmeve të së dielës.
Sipas tij presidenti Aleksandër Vuçiç me veprimin e fundit zhgënjeu ndërkombëtarët dhe kjo do të sjellë një ndryshim të qasjes së këtyre të fundit në raport me Serbinë.
“Mund të ndodhë që grupi terrorist i përket një linje politike tjetër të qeverisë serbe, por unë jam nga ata që mendojnë se serbët janë unikë në qëndrimin e tyre dhe Aleksandër Vuçiç është pjesë e kësaj, pra marrim parasysh që Lista Serbe është brenda kontrollit të Aleksandër Vuçiç. Kjo organizatë terroriste është nën komandën dhe nën hijen e Aleksandër Vuçiç. Për këtë arsye mendoj se ka dështuar dhe ka thyer besimin e perëndimit dhe ndryshimi i qasjes së Perëndimit do të jetë ndaj Aleksandër Vuçiç, nuk mendoj që do të jetë ndaj Albin Kurtit dhe kjo pavarësisht gjërave, kjo çon ujë në interesat e shqiptarëve dhe në interes të Kosovës,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Ja pse Presidenti SHBA Biden refuzoi takimin me Albin Kurtin
- Spahiu: Shqipëria në OKB, reklama më pozitive në 100 vjet diplomaci
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes