Frontex pezullon veprimet në Hungari
Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufirit, Frontex ka vendosur që të pezullojë të gjitha veprimet e saj në Hungari.
Kjo lëvizje bëhet pasi qeveria hungareze vazhdon që t’i kthejë të gjithë emigrantët sërish në Serbi, pavarësisht se Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që politika e saj si një vend anëtar i BE-së binte në kundërshtim si me të drejtën evropiane ashtu dhe me të drejtën ndërkombëtare.
Vendimi është mirëpritur nga Komisionerja përgjegjëse e BE-së për mikpritjen e emigrantëve.
“Mendoj se është vendimi i duhur që në këtë moment Frontex ka ndaluar të gjithë mbëhtetjen në kufirin hungarez dhe është me një rëndësi të jashtëzakonshme që të gjitha vendet anëtare të BE-së të japin të drejtën e azilit për njerëzit që kanë nevojë për të. Ata mund edhe të kthehen, por çdo njeri ka të drejtën që të aplikojë për të drejtën e azilit,” – u shpreh Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështjet e Brendshme.
Qeveria hungareze ka publikuar një deklaratë në Twitter si përgjigje ndaj vendimit të Frontex, duke thënë që së pari nuk ka pasur ndihmë të mjaftueshme dhe ajo do të vazhdojë që të mbrojë kufijtë e saj, së bashku me kufijtë e BE-së, edhe pas largimit të Frontex.
Ndërkohë që aktivistët e drejtave të njeriut pranë Komitetit Hungarez të Helsinkit raportojnë mbi të dhënat e vetë policisë hungareze.
“Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë u dha në dhjetor të vitit të kaluar. Por megjithatë policia hungareze ka vazhduar që të largojë emigrantët nga kufijtë e saj dhe sipas të dhënave të vetë policisë hungareze ky numër shkon në 4000 raste,” – tregoi András Léderer nga Komiteti Hungarez i Helsinkit.
Vetë Frontex është përballur me skandale muajt e fundit, duke u akuzuar për kthime të emigrantëve në kufirin detar midis Turqisë dhe Greqisë, me të njëjtat përmasa si ato në Hungari.
Zyra Evropiane kundër Mashtrimit aktualisht është duke hetuar, megjithëse Frontex e mohon një gjë të tillë.
Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj