Përgatitjet për zgjedhje, ambasadorja Kim: Kontrolloni kandidatët, shqiptarët të mos votojnë kriminelë
“Udhëheqësit politikë të vendit duhet të mbajnë përgjegjësi për kandidatet që do të vendosin në listat zgjedhore ndërsa shqiptaret nuk duhet të votojnë për kriminelë” – ky ka qenë mesazhi i qartë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.
Ambasadorja e bëri këtë apel gjatë fjalës që mbajti në konferencën kombëtare “Kostot e demokracisë” organizuar nga Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike.
Kim bëri thirrje për pastërti të figurave të kandidatëve të propozuar nga partitë dhe rritje të transparencës për financimet e fushatave elektorale.
“Ndërsa Shqipëria pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të sigurohet që zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, me kandidatë me integritet që mund të përfaqësojnë interesin e shqiptarëve. Dua të theksoj se është përgjegjësia e udhëheqësve të partive të sigurohen që listat janë të pastra dhe që kanë përdorur standardin strikt të parashikuar në ligjin për dekriminalizimin, por që edhe të bëjnë më të mirën në zgjedhjen e personave që duhet të përfaqësojnë shqiptarët,” – tha Kim.
“Këshilli Politik, verën e kaluar, bëri hapa thelbësorë në reformën zgjedhore përmes marrëveshjes së 5 qershorit dhe ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Tani po ndjekim nga afër procesin e implementimit. Po gjurmojmë punën e institucioneve përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve, që të sigurohemi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe transparente. Gjithashtu po punojmë me partitë politike, duke i inkurajuar dhe madje duke i ngacmuar ato që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore,” – vijoi më tej ambasadorja.
“Ashtu siç i kërkojmë sistemit të drejtësisë të hetojë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ne nxisim udhëheqësit të kontrollojnë imtësisht kandidatët. Shqiptarët meritojnë jo më pak se kaq. Votuesit duhet të marrin përgjegjësinë gjithashtu, jo të pranojnë para për votën e tyre dhe jo të votojnë për kriminelë. Në një demokraci, qytetarët janë ata që kanë pushtetin. Ata kanë përgjegjësinë dhe pushtetin për të vendosur njerëz në detyrë,” – u shpreh diplomatja amerikane.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti