Masa më strikte anti-COVID në Greqi, autoritetet kërkojnë izolim nga ora 18:00

29 Janar 2021 | 10:05

Mes shqetësimit në rritje për shkak të pandemisë, ekspertët e shëndetit në Greqi këshillojnë qeverinë të përforcojë masat kufizuese në rajonin e Atikës.

Kryeqyteti grek Athina ka raportuar së fundmi rritje të të infektuarve me COVID-19.

Këto kufizime mund të përfshijnë një shtetrrethim më të ashpër që ndalon qarkullimin nga ora 18:00, ndërsa aktualisht izolimi nis në orën 21:00.

Rihapja e shkollave të mesme mund të shtyhet përtej 1 shkurtit.

Një ditë më parë, kryeministri Mitostakis la të kuptohet se qeveria nuk do të presë që situata të përkeqësohet përpara se të reagojë në mënyrë “dinamike”, duke theksuar se aktivitetet rihapen kur rastet ulen dhe kufizohen kur trendi i të infektuarve rritet.

 

Lexoni gjithashtu: 

Greqia mbyll 60 shkolla për shkak të situatës nga COVID-19, prindërit të shqetësuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026