Më shumë se gjysma e popullsisë së Karabakut largohet për në Armeni
Më shumë se 65 mijë armenë kanë ikur prej Nagorno-Karabakut për në Armeni, ka thënë të enjten Jerevani, teksa vazhdon eksodi në këtë rajon të shkëputur.
Azerbajxhani e ka nën kontroll të plotë Karabakun prej javës së kaluar, pas një ofensive disaorëshe.
Deri në mëngjesin e së enjtes “65.036 persona të zhvendosur me forcë kanë kaluar në Armeni prej Nagorno-Karabakut”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë armene Nazeli Baghdasaryan, përmes një deklarate.
Rreth 120.000 armenë etnikë vlerësohet se kanë jetuar në këtë territor deri në nisjen e ofensivës së Bakusë.
“Shteti është duke ofruar qendra banimi për të gjithë ata që nuk kanë strehim”, ka shtuar ajo.
Të dielën, Azerbajxhani e ka rihapur rrugën që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë – korridorin Laçin nën mbikëqyrje të paqeruajtësve rusë, katër ditë pasi forcat separatiste armene janë pajtuar për t’i dorëzuar armët dhe për ta çarmatosur ushtrinë.
Kthimi i kontrollit të plotë të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak i ka nxitur armenët etnikë që të largohen nga ky vend.
I njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno-Karabaku i ndarë nga Bakuja para tri dekadave ka qenë në qendër të dy luftërave mes dy popullsive, armenëve të krishterë dhe azerbajxhanasve kryesisht myslimanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut