A do shtoj Shqipëria trupa ushtarakë në Kosovë? Rama: Shikoni filmin “Golda”

28 Shtator 2023 | 12:45

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku i pyetur nëse Shqipëria si anëtare e NATO-s do të shtojë prezencën e saj ushtarake në Kosovë, tha se ky nuk është një vendim që i takon një personi të vetëm.

Ai shtoi se një qëndrim i tillë varet nga objektivi strategjik që një shtet ka, e në këtë rast ai nënkuptoi se do paqen.

Kryeministri u sugjeroi gazetarëve që të shikonin një film, që mbase do i bënte të kuptonin pak më shumë, filmin “Golda”, mbi paqen e arrituar mes Izraelit dhe Egjiptit.

“Ju sugjeroj të shikoni një film, një film që ka dal së fundmi që  quhet “Golda” ju  sugjeroj të shikoni momentin e uljes në tryezë dhe të firmosjes së paqes, pas njërës prej kasaphanave më të mëdha mes Izraelit dhe Egjiptit. Kaspahanë me viktima të panumërta të bërë nga këta dy njerëz. Ju sugjeroj të shikoni komunikimin e tyre, që është marrë nga arkivi, është e mundur të ndodhë kjo?

Po sepse ka ndodhur më parë. Pyetjes tënde unë nuk kam çfarë të them sepse nuk funksionon kështu qëndrimet enjë kryeministri nuk janë qëndrimet e një personi, por të një shteti ndaj një shtet dhe varet edhe nga qëllimi që ti ke, çfarë objektivi strategjik ke, paqe apo luftë. Unë nuk shikoj strategji në të gjithë procesin, shikoj lëvizje taktike të vazhdueshme që nuk çojnë asgjëkundi. A mund të jetë kjo strategjia? Mbase, por objektivi i shpallur është normalizimi përfundimtar dhe njohja reciproke “de facto” sipas meje ndërsa “de juro” është tjetër gjë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026