Rama: Ekziston rreziku për një republikë të KFOR në Veri, duhet diplomaci e mençuri
Kryeministri Edi Rama, mbajti këtë të enjte një konferencë për media ku u ndal tek tensionet në veri të Kosovës.
Rama tha se ekziston mundësia që Veriu i Kosovës mund të kthehet në një Republikë të KFOR-it, ndaj apeloi që Kosova të veprojë me diplomaci dhe mençuri për të arritur paqen përfundimtare.
Ai shtoi se Shqipëria do të jetë në mbështetje të Kosovës, por nuk mund ta bëjë mbrojtjen e saj në arenën ndërkombëtare duke u sjell në llojin e komenteve nacionaliste në facebook, nga qytrëtarët në të dyja anët e kufirit.
“Nuk jemi akoma aty, por mund të jemi dhe aty. Kjo është dicka që nuk duhet ndonjë mençuri e veçantë dhe asnjë dhunti për të parë të ardhmen, duhet përqëndrim vetëm te vija historike për të kuptuar si do të shkojnë gjërat. Nëse sot nuk ka reagim do të shkojmë aty. Me facebook dhe me kolltuk ne klubet e natës mediatike mund të nisësh raketat dhe avionët dhe ta shkatërrosh armikun në realitetin e gjeopolitikës dhe të ballafaqimit të sotëm punohet me strategji dhe mençuri dhe me diplomaci.
Unë nuk kam thënë që s’do të ketë të shtëna, unë kam thënë që Veriu i Kosovës mund të degradojë në një Donbas dhe Donbasi është me të shtëna, jo me sherre kafenesh. Unë kam thënë që ushtria e rregullt serbe nuk mund të futet dot brenda territorit të Kosovës dhe këtë e them përsëri.
Unë jam kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe marrëdhëniet në këto nivele kalojnë nga pikësynime strategjike dhe interesa kombëtare dhe nevoja e vendit që unë kam privilegjin të udhëheq. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot as unë as Albin Kurti, e as të gjithë ata që do të donin të ishte dikush tjetër. Serbinë nuk e paketojmë dot ta nisim në një kontinent tjetër, e as ne nuk marrim dot valixhet të shkojmë diku tjetër.
Duam, s’duam, Serbia është aty fqinje me ne. Zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër, përveç arsyeve që vijnë nga interesat strategjike për të vazhduar të kërkojë në rrugën e dialogut paqen përfundimtare në këtë rajon. Kush në Kosovë mendon se çka bëj unë është për këtë dhe për atë, nesër do ta kuptojë se kështu Shqipëria është më e vlefshme në krah të Kosovës. Jo duke bërë shteti komentatorin e facebook-ut”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë