Vuçiç mbron terroristët: Radoiçiç është një luftëtar për liri

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë në mbrojtje nënkryetarin e listës serbe Milan Radoiçiç, duke theksuar se ai është luftëtar për liri.

Vuçiç mohoi që Radoiçiç të jetë plagosur ndërsa konfirmoi se nënkryetari i Listës Serbe, gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe.

“Ai definitivisht do t’i përgjigjet ftesës nga autoritetet kompetente në Serbi. Republika e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha ai.

- Advertisement -

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se “Millan Radoiçiç kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij… në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë”, tha ai.

“Ai e konsideron veten luftëtar të lirisë, ai kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet”, tha presidenti serb.

Në lidhje me videon e publikuar nga Ministri i Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, ku Radoiçiç shihet në drejtimin e terroristëve që sulmuan policinë e Kosovës, Vuçiç tha se kjo do të përcaktohet nga autoritetet kompetente.

Kur u pyet për qëllimin e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës, ai shtoi: “Si mund ta di këtë, por jam i sigurt se ata shkuan të ruanin shtëpitë e tyre dhe u përgatitën për sulme në të ardhmen”.

Vuçiç tha po ashtu se “nuk mund të them” se sa sulmues ishin, pasi ka “vlerësime të ndryshme”. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se grupi i armatosur përbëhej prej rreth 30 personash.

Vuçiç tha se se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “nuk janë terroristë”.

“Për mua si president i Serbisë ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici… nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin hapa”, tha ai.

Vuçiç nënvizoi se tani ka më shumë informacione sesa në ditën kur ndodhi sulmi, kur iu drejtua publikut në Serbi.

“Ne do të kërkojmë që të na i tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Nuk ishte një vrasje e planifikuar”, tha ai.

Presidenti serb sërish mohoi se shteti i tij qëndron prapa sulmit në Banjskë.

Presidenti serb po ashtu u pyet nëse kishte informacione për sulmin dhe ai u përgjigj:

“Kam pasur informacione që një vit se njerëzit po përgatiteshin për rezistencë dhe ata nuk e kanë fshehur këtë gjë”. Ai shtoi se përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës ishin kundër heqjes së barrikadave që u vendosën në disa raste më herët kur kishte kriza në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Lideri serb tha se kur ndodhi sulmi, serbët ishin duke vendosur barrikada “e jo kurthe”.

Ai tha se një polic i Kosovës “u plagos nga eksplozivët që u përdorën për të ngritur barrikadat” dhe pas kësaj kishte të shtëna armësh.

Sipas tij, më pas Policia e Kosovës nisi aksionin me synimin që të “likuidonte të gjithë serbët”. Ai pretendoi se dy sulmues u vranë pasi u dorëzuan.

Ai mohoi se një nga sulmuesit e vrarë ishte pjesë e sigurimit të drejtorit aktual të inteligjencës Aleksandër Vulin.

LEXONI GJITHASHTU:














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Shefi i OKB-së paralajmëron për “katastrofë humanitare” në Gazë

Edhe të enjten, Izraeli vijoi sulmet ndaj militantëve të Hamasit në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e 350...

Scholz bën thirrje për solidaritet me hebrenjtë, në nisje të festës së tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa  ka ndezur qiriun e parë në nisje të...

8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë...





TË FUNDIT

Shefi i OKB-së paralajmëron për “katastrofë humanitare” në Gazë

Edhe të enjten, Izraeli vijoi sulmet ndaj militantëve të Hamasit në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e 350...

Scholz bën thirrje për solidaritet me hebrenjtë, në nisje të festës së tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa  ka ndezur qiriun e parë në nisje të...

8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë...

“PS kërkon autorsinë e Reformës”- Kikia: Arsyeja pse Rama riktheu Fatmir Xhafajn

Analisti Mentor Kikia është shprehur se rikthimi i Fatmir Xhafajt në vëmendje të publikut nga PS, është bërë me qëllim që kjo forcë politike...

60 ditë dënim për opozitën? Deputetja e PS: S’do i vënë më zjarrin Parlamentit

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se vendimi për të përjashtuar me 60 ditë deputetët...






 








Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×