Atentati në Dukagjin| Njëri nga autorët vetëdorëzohet, të tjerët në kërkim
- Martin Qershija – 28 vjeç
- Edmond Nika – 29 vjeç
- Kujtim Dholla – 25 vjeç
- Çesk Serraj – 36 vjeç
Këta persona janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në lokal të zonës, dhe 4 personat e shpallur në kërkim janë autorë dhe bashkëpunëtorë për ngjarjen kriminale.
Por, pasi policia publikoi emrat e 4 personave, njëri prej tyre, më saktësisht shtetasi Edmond Nika është paraqitur në komisariatin e Shkodrës duke mohuar akuzat.
Për para grupit hetimor 29-vjeçari Nika ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë tjetërkund dhe këtë mund ta faktojë përmes pamjeve filmike.
Nga provat e mbledhura në vendngjarje dhe informacioneve të siguruara, policia ngre dyshimet se vrasja mund të jetë kryer për prishjen e pazareve të drogës dhe kultivimin e hashashit në këto zona.
Shënjestra e atentatit mendohet se ka qenë 43-vjecari Gjin Guri, person me precedent penalë, pasi në vitin 2015 ka shkëmbyer edhe zjarr me skuadrën e Policisë, në aksionin anti kanabis të asaj kohë.
Ai ishte dënuar me vendim të formës se prerë më 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Po ashtu në vitin 2021 shtetasit Gjin Guri i është vendosur tritol në hyrje të banesës.
Momentalisht, i plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë disa dëmtime nga plumbat, të cilat i morën jetën babait 73-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta