Ekspozita “Retrospektivë”: 1 vit nga humbja e Sali Shijakut
1 vit pas humbjes së “Artistit të Merituar”, “Piktorit të Popullit” dhe “Nderit të Kombit”, Sali Shijaku, hapet ekspozita “Retrospektivë” me pikturat e tij lirike, pasionante dhe ekspresive të frymëzuara nga idetë revolucionare, figurat heroike dhe bashkëshortja e tij Anamaria.
Ndër veprat e tij më të njohura është heroi Vojo Kushi në një tank dhe skica e parë e Artistit të Merituar është ekspozuar në Galerinë “Shijaku një vit pas humbjes së artistit”.
Veprat e Shijakut kanë gjetur hapësirë në institucione prestigjoze dhe shtëpitë e koleksionistëve ndërkombëtarë.
“Veprat janë blerë por edhe janë dhuruar nga ai, si nëpër galeritë kombëtare, edhe galeri të tjera. Unë besoj se edhe Vatikani është një koleksionist i Sali Shijakut, sepse në Duomon e Borgo San Pietros ndodhen gati 30 vepra të Sali Shijakut. Andreotti dhe Berlusconi janë koleksionistë të artit të Sali Shijakut,” – tha Orges Shijaku.
Stili unik i Shijakut i karakterizuar nga një gamë ngjyrash të forta dhe shprehëse për të krijuar një atmosferë veçanërisht epike për figurat heroike shqiptare ka lënë gjurmë të thella edhe tek kritikët ndërkombëtarë duke e zgjedhur të jetë pjesë e Fjalorit të Artistëve Benezit, që është në pronësi të Universitetit të Oksfordit.
“Në benzitin francez ku është regjistruar Sali Shijaku si një ndër piktoret më të mirë të botës, është renditur në 1976,” – tregoi Orges Shijaku.
Për herë të parë ekspozohet në Galerinë Shijaku një nga pikturat më të rëndësishme, e fshehur për shumë vite në muret ë shtëpisë shekullore për shkak se përfshinte elementë të stilit kubist.
“Në këtë ekspozitë besoj se kjo ishte refreni, Anamaria ishte muza e tij. Ndër pikturat më të rëndësishme ka qenë ajo e vitit 1972, ku është pjesë e kësaj ekspozite, origjinali. Është ruajtur me fanatizëm gjithë jetën e fshehur në muret e kësaj shtëpie,” – u shpreh Shijaku.
Një vit pas humbjes se artistit mungesa e tij ndihet, por muret e shtëpisë 300-vjeçare janë të mbushura me jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve