Panairi i parë agroturistik në Përrenjas, fermerët dhe zejtarët: Mungon tregu

28 Shtator 2023 | 16:46

Përrenjasi, një qytet i vogël në juglindje të vendit, ka organizuar për herë të parë Panairin Agroturistik. Të shumtë ishin banorët e zonës të cilët prezantuan prodhimet e tyre bio, por edhe punët e dorës të bëra në ato punishte gjysmë të improvizuara.

Qëllimi i panairit ishte promovimi dhe nxitja e brezit të ri për të trashëguar zanate dhe tradita nga paraardhësit, por në të vërtetë, ky organizim nxori në pah problemet e vërteta që heqin mbi supe këta banorë sipërmarrës të Përrenjasit.

“Këto punimet i kam bërë të gjitha me dorë, punime gipsi janë, i kam punuar vetë. Nostalgji me tepër më hyri për Urën e Bushtricës, sepse në kohën që ka filluar ura unë kam qenë në moshën 10-vjeçare, tani jam 65 vjeç dhe prandaj i kam hyrë me tepër”. Duhet të trashëgohet, është gjynah, unë e kam djalin 24 vjeç dhe dua t’ia jap. Ama është me të dhënë, nuk është me imponim”, thotë një artizan.

Si hera e parë në zhvillimin e panairit, shumica e pjesëmarrësve, nga zejtarët, tek fermerët dhe artizanët ngritën të njëjtin shqetësim. Mungesa e tregut dhe e vlerësimit të punës së tyre.

“Unë kam sjellë panorama për mure, një panoramë me rruaza duhet 4 muaj ta punoj. Nuk vlerësohet, se s’ka treg shitje për këto. Më vjen keq që as te rinjtë nuk e duan. Unë e kam nisur që në fillore këtë zanat”, shprehet një artizane e moshuar.

Kreu i bashkisë së qytetit të Përrenjasit tregoi se këto nisma do të kthehen në traditë, por nuk dha një zgjidhje për problemet me të cilat hasen këta shitës.

“Ky panair do t’i shërbejë shumë gjithë fermerëve të cilët merren me kultivimin e prodhimeve bio të bashkisë së Përrenjasit, për t’u dhënë mundësi të dalin ne treg.  Unë besoj që ky panair është në ditën e parë por çdo vit ky panair do të kthehet ne traditë”, thotë kryebashkiaku Nuri Belba.

Aktivitete të tilla ndihmojnë në promovimin e prodhimeve të zonës dhe thithjen e blerësve që shfaqin interes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026