Analisti: Pa KFOR-in brenda, Kosova e ka të vështirë ruajtjen e pavarësisë
Analisti Dritan Hila tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se KFOR-i është shumë i rëndësishëm për veriun e Kosovës.
Sipas tij pa KFOR-in brenda Kosova e ka problematike ruajtjen e pavarësisë.
“Kemi një situatë në veri ku është pak a shumë një territor që nuk kontrollohet. Që kur janë larguar policët serbë janë policët shqiptarë të cilët ecin me gjak të ngrirë. Kemi rastin e fundit, kemi një përgatitje shumë të madhe nga paramilitarët serbë dhe ne e pamë armatimin që u gjet aty, por nuk është e thënë që është i gjithë armatimi, është një pjesë e armatimit. Kurti as e ka marrë veriun dhe as nuk e lëshon dot, siç edhe Kosovën vetë. Kosova vet është ende një protektorat, ka KFOR-in brenda. Pa KFOR-in brenda Kosova e ka problematike ruajtjen e pavarësisë së saj në një rast konflikti,” – u shpreh Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës