Paratë në fushatën zgjedhore, Celibashi: Financimet e huaja mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare
Kontrolli i financimit të partive politike duhet të ketë një vëmendje të jetë në qendër të vëmendjes në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë një konference ku morën pjesë ambasadorët e huaj në vend dhe përfaqësuesit e partive politike, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se financimi i partive gjatë fushatës nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme mund të kthehet edhe një rrezik kombëtar.
Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla në fjalën e tij tha se duhen shtuar garancitë për kontrollin e financimit të partive para dhe gjatë fushatës.
“E theksova këtë, sepse vë re një prirje jo të të gjithë aktorëve për të qenë kontribuues në një situatë të tillë. PS e rishpreh vullnetin e qartë për të kontribuar për zgjedhje me standarde. Ajo që është shumë e rëndësishme është transparenca e plotë e financimeve”, u shpreh Taulant Balla, sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Sakaq, sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso hodhi idenë e ngritjes së një komisioni parlamentar që do të merret enkas me hetimin e financimit të partive.
“Është koha të vlerësohet krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për financimin e partive, duhet të drejtohet nga opozita, duhet të ketë kapacitete të plota për të thirrur çdo institucion apo individ për të raportuar për të”, tha z. Kaso.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti