Detyra shtëpie me ChatGPT, mësuesit: Po shkatërrohet mendimi kreativ i fëmijëve

29 Shtator 2023 | 16:51

Inteligjenca Artificiale çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e jetës tonë. dhe pikërisht është programi ChatGPT, ai i cili është bërë pjesë e detyrave të shkollës, jo vetëm për klasën e nëntë por dhe në gjimnaze.

Është një program i cili gjeneron në kohë reale përgjigjet për çdo pyetje që mund të kesh, mjafton të shkruash në program me bëj një ese për Shqipërinë, apo dhe një udhëzim si të bëj një ese dhe të dalin të gjitha përgjigjet gati.

Fëmijët po hasin vështirësi në shprehjen e mendimeve dhe krijimtarisë së tyre. Mësuesit thonë se inteligjenca artificiale po dëmton në zhvillimin e trurit dhe atë emocional.

“Nxënësit po priren që të gjejnë zgjidhje të thjeshta për t’i realizuar ato përmes inteligjencës artificiale. E vëmë re për shkak të ndërtimit sintaksor. Ndërtimi i fjalive të gjata, me bashkërenditëse, me nënrenditje dhe përdorimi i terminologjive të caktuara, janë një tregues i menjëhershëm që nxënësi nuk ka shprehur vetveten, por përkundrazi e ka marrë të gatshme”, thotë mësuesja Irida Xhura.

Grupmosha 12 deri në 18 vjeç janë të predispozuar për të qenë “viktime” e ChatGPT-së. Kjo, pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me telefonin apo dhe kompjuterin. Shpeshherë detyrat e shtëpisë kërkojnë përdorimin e teknologjisë. Ndaj ekspertët e arsimit thonë se duhet të gjenden mënyra të tjera alternative për të shmangur këtë dëm në inteligjencën e fëmijëve.

“Qëllimi është të mos lëmë teknologjinë të na përdore ne, por ne ta përdorim atë. Të nxisim mendimin kritik dhe krijues nëpërmjet dhënies së disa detyrave që trajtojnë tema lokale, tema që i referohen Shqipërisë”, shprehet mësuesja.

Informacionet e marra online jo gjithmonë janë të sakta. Ndaj fëmijët duhet të jenë besnik të librit, si e vetmja mënyrë për të zhvilluar imagjinatën dhe mendimin kritik. Në të kundërt, do të jemi nën varësinë e inteligjencës artificiale, pas detyrat nuk i bëjnë nxënësit por kompjuteri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026