Kafsha e rrallë që mbrohet me ligj vendoset në vitrinën e lokalit në Elbasan
Në Shqipëri jetojnë sot mbi 55 mijë kafshë të egra, por nga ky numër vetëm 0.002 për qind zë rreqebulli, një kafshë që është vënë veçanërisht nën mbrojtën e shtetit për shkak se është fare pranë zhdukjes.
Kafsha rritet vetën në disa ekzemplarë edhe në vendet e tjera të Ballkanit dhe ka tërhequr vëmendjen e organizatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Por në Elbasan, pronari i një lokali ka të ekspozuar në mjediset e tij, mes kafshëve të tjera edhe një rrëqebull të balsamosur.
Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Natyral në Shqipëri e ka identifikuar këtë rast dhe ka dërguar një padi në prokurori.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Gentian Rumano, tha se edhe pse rrëqebulli është i mbrojtur me ligj dhe klasifikohet në listën e kafshëve më të rrezikuara në Shqipëri, persona të tillë tregohen të papërgjegjshëm dhe veprojnë në kundërshtim të hapur me ligjet në fuqi.
“Është sinqerisht për të ardhur shumë keq që ndodhin fenomene të tilla siç është vrasja e rrëqebullit, e cila është kafshë tepër e rrallë në vendin tonë dhe është në mbrojtje sipas ligjet për mbrojtjen e faunës së egër, në ligjin për gjuetinë, urdhrave të dalë nga organet ligj-zbatuese etj. Ai klasifikohet gjithashtu në listën e kuqe të Shqipërisë me status CR, që është statusi më i rëndë sa i takon rrezikimit të kafshëve në Shqipëri”, tha ai.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq