Kryeministri Rama zbulon tre skenarët e vaksinimit në Shqipëri: Furnizimi me dozat e para të ‘Pfizer’ nis të hënën

30 Janar 2021 | 08:40

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Korçës konfirmoi se dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ sipas kontratës bilaterale të nënshkruar nga ana e qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane do të vijnë ditën e hënë, më 1 shkurt.

Kreu i qeverisë tha se numri i dozave të para mund të jetë më i vogël se sa ishte rënë dakord më kontratë, por siguroi se ky numër do vijë duke u shtuar.

Z. Rama e lidhi vonesën në ardhjen e dozave të para, që sipas kontratës duhet të shpërndaheshin në janar, me situatën e krijuar në gjithë Europën me shpërndarjen e vaksinës, ndërsa zbuloi edhe tre skenarët sipas të cilëve mund të kryhet vaksinimi në vendin tonë.

“Kompania Pfizer ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin që i duhet kohë të financojë investimin në rritje të kapacitetit të prodhimit, pasi kërkesa është e madhe dhe kjo është e kuptueshme.

Megjithatë ne ja dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjetëm pa dëshirën dhe jo për fajin tonë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga BE dhe arritëm të kemi një kontratë të drejtpërdrejtë me’ Pfizer’ pa pritur të vijnë përmes skemës së COVAX për të cilën kemi parapaguar 4 mln dollarë dhe që nuk dihet se kur do fillojë.

Kemi një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza, duhej të kishin ardhur 10 mijë prej tyre në fund të janarit, por për shkak se as ne nuk bëjmë përjashtim nga të tjerët, nuk i patëm në kohë. Por më vjen mirë t’u them se kemi marrë konfirmimin se do fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë.

Ndërkohë, ne kemi gati edhe tre skenarët e planit për vaksinimin; skenari i parë ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj, skenari i dytë për 18 muaj dhe i treti 22-24 muaj”, tha kryeministri.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri iu përgjigj pyetjes lidhur me largimin e të rinjve nga Shqipëria në vendet e BE, duke e cilësuar këtë një fenomen jo vetëm shqiptar dhe fare normal për të rinjtë që e shohin se si është realiteti në vendet e BE.

“Nëse kthejmë kokën pas, dhe jo vetëm në këto 7 vite, por 30 vite, transformim që i ka ndodhur Shqipërisë edhe pse gjatë kësaj kohe ka pasur një sërë ndryshimesh negative, në sensin e mundësive për vendin, është nga më të mëdhatë në kontinentin tonë.

Shqipëria është nisur në ‘90 nga një prapambetje e pakrahasueshme me asnjë vend.

Ne sot jemi në mes të një kontinenti ku është përqendruar pasuria më e madhe e botës, kjo e bën hendekun shumë të madh, kështu që unë e kuptoj shumë mirë një të ri nga një fshat i thellë i Korçës që largohet për të jetuar në Gjermani, unë do ti thosha kjo është zgjedhja jote”, tha kreu i qeverisë. Nuk ka zgjidhje me shkop magjik, s’ia ofrojmë dot atë që i ofron Gjermania”, tha kryeministri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026