‘Në Shqipëri nuk ka oligarkë’, Rama: Askush nuk më detyron mua dhe qeverinë të ndërmarrë hapa në dëm të interesit publik

30 Janar 2021 | 09:49

Në takimin me personalitetet korçare dhe grupe të ndryshe që kryeministri Edi Rama mbajti në qytetin juglindor të Korçës ishte i ftuar edhe gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.

Gazetari e pyeti kryeministrin lidhur me tezen e shumëpërfolur se një grusht oligarkësh ka zaptuar gjithë pasurinë e vendit.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse këta të fundit ndikojnë në vendimmarrjen e vendit, por askush sipas tij nuk e detyron qeverinë të ndërmarrë hapa në dëm të interesit publik.

“Më vjen mirë, por më vjen edhe keq që duhet të vija në Korçë të që të merrja një pyetje prej gazetari, që është pyetje, jo pretencë prokurori, as vendim gjykatësi, në kuptimin që më drejtohet mua për të marrë mendimin tim, jo thjesht për të më vënë përpara mendimi tjetër.

E para, duhet të shohim faktet, dhe këtu ka një problem me shtrembërimin e fakteve. Kemi zgjedhur një sistem ku padiskutim do kemi njerëz shumë të pasur dhe diferenca të mëdha mes tyre dhe të tjerëve. Çështja është e thjeshtë; këta njerëz shumë të pasur a e krijojnë apo a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta a i kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen dhe e treta, këta njerëz shumë të pasur a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë, në sensin e influencës mbi qeverinë.

Fjala oligarkë nuk lidhet vetëm me sa para ke, por me sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, që do të thotë pushtet okult, jolegjitim, i ushtruar përmes influencës tënde në treg. Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse nuk ka njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë dhe nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe në dëm të publikut”, tha kreu i qeverisë.

Sipas tij, të ashtuquajturit oligarkë nuk duhen parë si kulakët dikur, pasi ata janë kontibutorë të drejtpërdrejtë në buxhet me taksat që siç tha, sot janë shumë më të larta se para 7 viteve.

“Këta janë aktorë që në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne, thjesht dhe vetëm kanë kontribuar kur është fjalë për projektet e PPP dhe nga ana tjetër përfituesi është publiku në radhë të parë”, u shpreh kreu i qeverisë.

.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026