Balla takon përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Synimi garantimi i votës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në ambasadën shqiptare në Romë me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajonin e Lacios, ku diskutuan për procesin e regjistrimit të adresave të shqiptarëve jashtë vendit.
Duke folur për rëndësinë që ka procesi i regjistrimit, Balla tha se synimi i nismës është për të krijuar një regjistër, të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, për të ditur vendndodhjen e tyre “për t’i dërguar një urim, për t’i dërguar një informacion dhe natyrshëm për të qenë një infrastrukturë gati në momentin pse jo edhe kur duhet që të organizojmë me domosdoshmëri dhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit”.
Sipas Ballës regjistrimi do të garantojë edhe të drejtën e votës për ata që jetojnë jashtë.
“Shumë vende, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit e kanë të organizuar përmes metodës tradicionale, atë të vajtjes në konsullatë apo ambasadë, për ne shqiptarët është e pa mundur sepse numri ynë i ambasadave apo konsullatave shumë më i vogël, krahasuar me përhapjen e gjithë vëllezërve e motrave tanë në gjithë globin jo vetëm këtu në Itali. Prandaj kemi organizuar si qeveri, një proces shumë të thjeshtë, është ndër më të thjeshtët sepse unë kam parë dhe modelet e shumë vendeve të tjera, tek portali e-Albania, i cili është një shërbim online, tepër i mirë dhe një pjesë e madhe e vëllezërve e motrave tanë e aksesojnë për nevoja të tjera, për të marrë një certifikatë apo për të bërë një pagesë të caktuar. Janë më shumë se 400 shërbime që merren online edhe natyrshëm ajo që dua të them është që dhe ky shërbim, hyn dhe logohesh, logohesh si qytetar, i vetmi kod që do përdorësh është kodi unik i qytetarit që është në kartën e identitetit, vendos një fjalëkalim tëndin, deklaron vendbanimin, të vetmin dokument që duhet të ‘upload’, është një dokument që e merr nga njësia bashkiake apo nga autoritetet vendore italiane të cilat vërtetojnë adresën të cilën vetë e ke vendosur”, sqaroi ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut