“Range Rover-i” merr përpara makinën e policisë në Vlorë, plagosen efektivët

2 Tetor 2023 | 14:51

Një automjet policie është përplasur nga një foristradë tip “Range Rover”, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, ku një automjet tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M., humbi kontrollin dhe u përplas me automjetin e Policisë Kufitare në Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I.

Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të...
15:29 | 27/07/2026

PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të...
15:04 | 27/07/2026

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026