BERZH dhe Raiffeisen Bank mbështesin turizmin dhe agrobiznesin, 12 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Raiffeisen Bank Albania kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe, e cila i vjen në ndihmë kompanivë që operojnë në fushën e turizmit dhe agrobiznesit. Falë kësaj marrëveshjeje, Banka siguron deri në €12 milionë euro grante për këta sektorë.
“Ne jemi krenarë të ndërtojmë më tej mbi partneritetin tonë të suksesshëm me Raiffeisen Bank Albania, duke u zgjeruar në një sektor kaq të rëndësishëm si turizmi. Ne besojmë në potencialin që ai përfaqëson për ekonominë shqiptare, siç u dëshmua së fundmi me një nga sezonet turistike më të suksesshme në vend”, deklaroi, Kryetarja e BERZH Ekaterina Solovova.
Elona Mullahi (Koçi), Anëtare Bordi për biznesin Koorporatë, në Raiffeisen Bank thotë se falë kësaj marrëveshje ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë më shumë akses financiar me bankat.
“Ka dy pika thelbësore të cilat ndryshojnë dhe e bëjnë këtë marëveshje më pozitive dhe më suportuese për dy sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, siç janë bujqësia dhe turizmi. Banka Raiffeisen ka qenë iniciatore për të shtuar turizmin në marrëveshje dhe finalizimi sot do të thotë shumë për ne”, tha Mullahi
Granti 12 mln euro që firmoset sot, është zgjerim i marrëveshjes të vendosur më parë me Raiffeisen Bank Albania për sektorin e agrobiznesit, në kuadër të ish- Albania Agribusiness Support Facility, i cili u nënshkrua në vitin 2019 për një portofol deri në 35 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera