Mjekja: Sëmundjet tumorale po shfaqen gjithnjë e më shumë te moshat e reja

2 Tetor 2023 | 17:08

Këtë fillim tetori, mjekja onkologe, Kleida Mati ka folur në një intervistë për Euroneës Albania, mbi kancerin e gjirit në kuadër të muajit rozë.

Ajo u shpreh se jo vetëm kanceri i gjirit, por të gjitha sëmundjet tumorale sa vijnë e po diagnostikohen më tepër te moshat e reja.

Sipas saj në këtë ndikon stili i jetës apo shtimi i faktorëve të riskut te të rinjtë. Mjekja bëri thirrje që të bëhet gjithçka është e mundur për të parandaluar.

“Ne më shumë se kushdo vend tjetër në botë duhet t’i kushtojmë rëndësinë e duhur parandalimit dhe diagnostikimit në kohë. Duke qenë se nuk jemi në gjendje për të ofruar këto terapitë e jashtëzakonshme dhe inovative që zbulohen çdo vit dhe unë mendoj që nuk do të jemi në gjendje për t’i ofruar edhe për shumë vite, ajo që mund të bëjmë është pak edhe përgjegjësia jonë individuale. Pra, nuk duhet të neglizhojmë asnjëherë simptomat që ne shohim në trupin tonë, duhet të jemi më të ndërgjegjësuar, më të edukuar mbi çfarë duhet të bëjmë ne vetë si individ për të parandaluar sëmundjet tumorale dhe për gratë sidomos që janë nga 40 vjeç e sipër, patjetër bërja e mamografisë,” – tha Mati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023