Ngel në mes të detit trageti, për katër orë në mes të dallgëve, vështirësi për ankorimin në Vlorë
Ka mbërritur rreth orës 13:45 trageti i linjës Brindisi–Vlorë, i cili që prej orës 10:00 qëndronte në det, pa mundur të ankorohej për shkak të motit të keq.
Pas më shumë se katër orësh në mes të detit pasagjeret shprehen se udhëtimi ka qene i lodhshëm, ndërsa prej natës se mbrëmshme janë detyruar të rrinë në bord pasi trageti është nisur me vonesë edhe nga Italia për shkak të motit të renduar.
“Jemi të lodhur, kemi gjithë natën e gjithë ditën në det, nuk është e drejtë,” – u shpreh një qytetare.
Ka edhe nga ata për të cilët udhëtimi ishte shumë i mirë dhe nuk ndihen të lodhur.
“Udhëtimi shkoi shumë mire, moti na penalizoi por kushtet dhe shërbimi ishte i kënaqshëm,” – tha një qytetar tjetër.
Aktualisht nuk ka ende një njoftim nëse do të lejohet të udhëtojë të hënën trageti për në Brindisi, pasi forca e detit ka qenë e konsiderueshme.
Sipas njoftimeve të Kapitenerisë së Portit të Vlorës, forca e detit pritet të jetë deri në shtatë ballë, ndërkohë që për anijet e vogla dhe ato të peshkimit është dhënë urdhër që të mos lundrojnë.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës