Sëmundja e shkaktuar nga mushkonjat, humbin jetën 1 mijë njerëz në Bangladesh

3 Tetor 2023 | 09:56

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në Bangladesh si pasojë e një sëmundje që po përhapet me shpejtësi.

Që nga janari, 1,017 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e shkaktuar nga mushkonjat, duke përfshirë më shumë se 100 fëmijë, me infeksione që janë rritur mbi 208,000, sipas shifrave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Shëndetësore të Bangladeshit të publikuara të hënën.

Ndërsa ethet e janë endemike në vendin e Azisë Jugore, me infeksione që zakonisht arrijnë kulmin gjatë sezonit të musonit midis korrikut dhe shtatorit, këtë vit rritja e rasteve filloi shumë më herët – nga fundi i prillit.

Një sezon i zgjatur që pa temperatura më të ngrohta të kombinuara me reshje të parregullta dhe të dendura krijoi kushte ideale të shtimit për mushkonjën Aedes, e cila mbart sëmundjen e dengut, thonë shkencëtarët.

Fluksi i pacientëve ka tensionuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit dhe spitalet janë përballur me mungesë shtretërish dhe personeli për t’u kujdesur për ta.

Vdekjet nga shpërthimi janë pothuajse katër herë më të larta se vitin e kaluar, kur vdiqën 281 persona.

Vetëm në shtator, sipas autoriteteve shëndetësore të Bangladeshit, kishte më shumë se 79,600 raste të raportuara dhe 396 vdekje.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026