Ku do të kandidojë më 25 prill? Kryeministri Rama i përgjigjet Euronews Albania

1 Shkurt 2021 | 09:24

Në përfundim të mbledhjes me koordinatorët politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama përmendi dy qytete, ku mund të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, Rama deklaroi se Vlorën nuk e lë dot, ndërkohë Durrësit i ka një borxh.

“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, u shpreh Rama.

Ndërkohë lidhur me kandidimin në zgjedhje të personave që kanë të shkuar kriminale, Rama u shpreh se është përgjegjësi individuale e tyre dhe në çdo rast ata do përgjigjen para ligjit.

“Është proces dhe sigurisht që lista përfundimtare do të jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Ne kemi ligjin. Zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale, nuk është përgjegjësi partie. Partitë nuk janë drejtori policie”, përfundoi ai. 

Lexoni gjithashtu:

Dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ mbërrijnë sot në darkë, Rama: Do jenë më pak nga sa ishin planifikuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026