Berisha: Rezoluta për Kosovën, u hoq nga rendi i ditës të parlamentit nga Rama

3 Tetor 2023 | 15:16

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për media në përfundim të takimit të deputetëve të Partisë Demokratike, në ambientet e selisë së Kuvendit.

Berisha theksoi në fjalën e tij se rezoluta e paraqitur me mocion me debat për Kosovën, është hequr me urdhër të Edi Ramës nga rendi i ditës së parlamentit

“Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën, të cilën me urdhër të Edi Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ai nuk ka pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Kosovë, të krijuar nga Beogradi dhe padyshim Rusia”, tha Berisha.

Sakaq ai u pyet dhe në lidhje me arrestimin e Milan Radoiçiç nga autoritetet në Beograd.

Pyetje: Media në Kosovë thonë që është arrestuar Milan Radoiçiç? Keni koment për këtë?

Sali Berisha: Radoiçiç ka qenë në Serbi dhe ka shumë mundësi që presion i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Aleksandër Vuçiç të arrestojë terroristin që ai dërgoi në Banjksë me të gjitha mjetet e ushtrisë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti, rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurtit ndaj komunitetit serb. Ky arrestim është një hap, por ai duhet të sillet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026