Berisha pas mbledhjes me grupin e Bardhit: Rama kërkon të na emërojë përfaqësuesin

3 Tetor 2023 | 15:25

Kreu i rithemelimit Sali Berisha tha në një deklaratë për medua pas takimit me grupin e deputetëve demokratë mbështetës të Gazment Bardhit se ishte një mbledhje shumë e frytshme ku u ra dakord për qëndrimet që do të mbajë opozita.

Sipas Berishës, Edi  Rama, po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin e saj.

“Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar, po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për ti emëruar opozitës përfaqësuesin e saj. Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit. Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojtje të votës, të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën.

Në mbledhje u diskutuan dhe çështje të tjera të rendit të ditës. Ranë në ujdi për të gjitha qëndrimet dhe mund të ju them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026