Bardhi: Jeta u rrezikohet prokurorëve, Bashës i vihet roje gardë për ta ruajtur

3 Tetor 2023 | 15:37

Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas takimit me grupin e deputetëve të Berishës, ironizoi zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

Bardhi tha se ndërsa jeta u rrezikohet prokurorëve dhe s’kanë punonjës garde për t’i ruajtur, Bashës i është vënë punonjës garde për ta ruajtur, pasi PS e njeh si kryetar të PD.

“Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde. Ne e kuptojmë kush është interesi i mazhorancës dhe kë do të ketë para Taulant Balla e Erion Veliaj. Çështja e grupit të PD janë çështje të deputetëve të PD. Që në momentin që një deputet i PS jep opinion se çfarë ndodh me grupin e PD, që këtu e kuptoni se në çfarë situata absurde ka hyrë PS dhe një pjesë e vogël e deputetëve”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026