Të rinjtë nga Presheva zgjedhin Gjirokastrën për studimet e larta: Njerëz mikpritës
Me nisjen e vitit të ri akademik, në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër do të studiojnë edhe 8 të rinj nga Lugina e Preshevës.
Edhe pse do të qëndrojnë qindra kilometra larg vendlindjes, ata do të përfitojnë mbështetje financiare për të siguruar akomodimin falas dhe ciklin e studimeve. Shumica prej tyre kanë zgjedhur degën e infermierisë, jo si një pasaportë për t’u larguar nga vendi, por për të shërbyer në tokën amë.
“Mjedisi është fantastik, njerëzit janë mikpritës, kulturë shumë të mira gjithashtu dhe vendi është i bukur,” – u shpreh Besard Osmani, një nga studentët.
“Është shumë e veçantë për shkak se diploma e Shqipërisë njihet në vendin tonë dhe vendit tonë, i nevojiten infermierë të rinj. Në momentin që kam ardhur këtu të gjithë njerëzit janë sjellë mirë me ne dhe më pëlqen shumë dhe do të mësohem të ambientohem shumë shpejt,” – tha Albulena Ramadani, një studente.
Universiteti i Gjirokastrës me një aktivitetet rreth 50-vjeçar është institucioni më i rëndësishëm akademik në jug të vendit, ku këtë vit do të mirëpresë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh