Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fier, dyshohet për hakmarrje
Rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, në Fier shtetasi Shkëlzen Kastrati ka mbetur i vrarë nga persona të paidentifikuar.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 42-vjeçari është goditur gjatë lëvizjes me mjetin tip ‘Benz, ML’ dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur.
Policia raportoi se autori i dyshuar i vrasjes është larguar nga vendngjarja me një automjet tip ‘Range Rover’, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Në automjet është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e Kastratit.
Fillimisht është menduar se ngjarja ishte aksident por sipas burimeve të Euronews Albania dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje.
“Në vitin 2016 vëllai i shtetasit Shkëlzen Kastrati ka qenë shënjestër e një atentati ndërkohë automjeti me të cilin udhëtonte viktima nuk ishte në emrin e tij,” raporton gazetari Maçi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Sipas burimeve viktima është emër i njohur për Policinë pasi rezulton të ketë qenë me precedent të mëparshëm penal.
Gazetari Merin Maçi sqaroi gjithashtu se janë hedhur dyshime të forta se arma me silenciator e gjetur brenda automjetit ‘Range Rover’ është përdorur për vrasjen.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut