Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA shkarkohet përmes një votimi historik
Kevin McCarthy është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, në një votë mosbesimi.
Kjo është hera e parë në historinë amerikane që shkarkohet një zyrtar prej kësaj pozite. McCarthy është shkarkuar nga pozita e liderit të shumicës së republikanëve në këtë dhomë të Kongresit me 216 vota për dhe 210 kundër.
Politikanët e linjës së ashpër kanë votuar për largimin e tij, pasi McCarthy e ka arritur një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare. Aktualisht nuk ekziston një emër që do ta mbikëqyrë shumicën e republikanëve në këtë dhomë.
Kongresi i ka rreth 40 ditë për ta arritur një marrëveshje që shmang mbylljen e Qeverisë amerikane. Republikani nga Florida Matt Gaetz, aleat i ish-presidentit amerikan Donald Trump, e ka nisur procedurën për shkarkimin e McCarthyt.
Ai e ka akuzuar udhëheqësin e deritanishëm për arritjen e një marrëveshjeje sekrete me Shtëpinë e Bardhë për ta vazhduar financimin për Ukrainën, teksa është negociuar shmangia e mbylljes qeveritare në fundjavë.
McCarthy e ka hedhur poshtë diçka të tillë. Ish-presidenti Trump ka thënë se partia duhet t’i luftojë “demokratët e majtë radikalë” dhe jo njëri-tjetrin.
Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë përmes një deklarate se presidenti amerikan Joe Biden është duke shpresuar që Dhoma e Përfaqësuesve të gjejë shpejt një emër të ri në udhëheqësi, duke përmendur se “sfidat me të cilat përballet kombi ynë, nuk mund të presin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje