Shtatë hotele dhe resorte në bregdet, KKT firmos 24 leje të reja

1 Shkurt 2021 | 14:35

Dhënia e dritës jeshile për ndërtimin e nënkalimit në rreth rrotullimin e TEG dhe 3 karburante të reja në Unazën e madhe të Tiranës janë disa prej vendimeve që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit.

Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin tashmë ka nisur zbatimi, mori po ashtu aprovimin, pasi ky projekt kaloi të gjitha hallkat me procedurë të përshpejtuar me palën turke. Në listën e gjatë të vendimeve bien në sy edhe disa leje për projekte në infrastrukturë, si ndërtimi i rrugës Palasë-Dhërmi në bashkinë e Himarës, apo rruga Shëngjin-Velipojë në Lezhë.

Fokusi i mbledhjes së KKT-së ka qenë edhe bregdeti, kryesisht ai në jug, ku janë miratuar 6 struktura të reja akomodimi, hotele dhe resorte, ku bie në sy edhe ndryshimi i projektit të ndërtimit për kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi.

KKT e ka parë të arsyeshme gjithashtu që të japë leje për zgjerimin e kapacitetit të Landfillit Rajonal të Vlorës, si dhe të shtyjë afatin për ndërtimin e depozitave të karburantit në Porto Romano. Ndërkohë, anëtarët e bordit në KKT kanë aprovuar edhe ndërtimin një objekti të ri pranë Parlamentit, i cili do të jetë në funksion dhe në shërbim të vizitorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026