Balla parlajmëron një tjetër aksion: Kemi të dhëna nga Europol, policë të përfshirë

4 Tetor 2023 | 10:38

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paralajmëroi një tjetër aksion kundër krimit të organizuar në Shqipëri, ku në bazë të informacioneve të ardhura nga jashtë dyshohet se janë përfshirë dhe punonjës së Policisë së Shtetit.

Gjatë deklarimeve në Komisionin për Çështjet Europiane, Balla tha se të dhënat për këtë operacion kanë ardhur nga EUROPOL, ku janë evidentuar dhe punonjësit e policisë që kanë ndihmuar organizatat kriminale.

Balla theksoi se Policia e Shtetit ndodhet në një fazë vetëprastimi për të rikthyer besimin e qytetarëve tek ky institucion.

Ai shtoi se çdo efektiv që ka pasur akses në aplikacionet EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit.

“Pastrimi i policisë është pjesa e kalimit të policisë në një nivel tjetër, ku qytetarëve t’u kthehet besimi te policia. Është e vërtetë që në këto 30 e kusur vite ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të jenë të përfshirë në kontakte me botën e krimit. Ndaj i kam kërkuar drejtorit të policisë, për shkak se jemi në kontakt dhe me Europolit që të jemi të informuar. Për çdo punonjës të policisë së shtetit që do të rezultojë se do të ketë pasur përfshirje në këto rrjete, do të përjashtohet nga Policia e Shtetit, edhe nëse në ato komunikime s’do të jetë i përfshirë. Nëse policët ulen në kafe apo restorante me grupe kriminale, do të zbatohen masa. Prokuroria, këtu i referohem SPAK, po vazhdon hetime të thelluara mbi bazën e të dhënave nga EUROPOL dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete ku do të ketë dhe punonjës të policisë, ku do të vetëpastrohet policia por dhe shoqëria.”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026