Sadri Ramabaja: Pas Banjskës do kalohej në kryengritje, s’e prisnin dështimin

4 Tetor 2023 | 18:33

Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se kapja e Milan Radoiçiç dhe më pas lirimi i tij ishte një skenar i përgatitur me variante të ndryshme.

Sipas Ramabajës, Radoiçiç nuk e kishte parashikuar dështimin e terroristëve serbë.

“Aksioni i njësisë paramilitare, natyrisht i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë. Ndërkaq dështoi, falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Është e qartë se në vijnë vertikale nëse e shohim çdo gjë ka shkuar sipas marrëveshjes paraprake, jo thjesht të Aleksandër Vuçiçit, por edhe të mentorit të tij Putinit, pra kemi të bëjmë me një aksion të dyzuar serbo-rus, që për qëllim final kishte hapjen e frontit të dytë të luftës,” – u shpreh Ramabaja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023