‘Ke 20 vjet që veç flet’, Arlind Qori i kthehet ndërtuesve: Shkatërruat Tiranën
Kreu i lëvizjes Bashkë, Arlind Qori debatoi në emisionin Now në Euronews Albania me kreun e shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizi lidhur me numrin e madh të ndërtimeve në Tiranë.
Sipas tij, takimi i kryeministrit me ndërtuesit ditën e sotme ishte një show pasi ata janë një palë e vetme, që siç tha kanë shkatërruar Tiranën duke zhdukur të gjitha hapësirat publike.
“Problemi juaj me Ramën dhe Veliajn është që nuk doni të përfitoni X, por të fitoni X+1. Problemi i qytetarëve është pse kanë më shumë hapësira publike. Unë jetoj në qytet shkoj në këmbë në punë, problemi im është pse nuk ka trotuare. Unë jam qytetar nuk shkoj me helikopter në punë. Arsyeja pse në Tiranë janë kaq të larta çmimet e apartamenteve nuk është për nivelin e taksave, por për 2 arsye; paraja e pisët që shkon në investime dhe në blerje, qindra miliona euro që pastrohen çdo ditë në sektorin e ndërtimit”, tha Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit