Kreu i ndërtuesve: Shkoi 3000-4000 euro m2 i apartamentit në ish-Bllok

4 Tetor 2023 | 21:33

Kreu i shoqatës së ndërtuesve Erjon Harizi tha në emisionin Now në Euronews Albania se çmimi i apartamenteve në zonën e ish-Bllokut ka arritur në 3000-4000 euro m2.

Sipas tij, rritja e çmimit të referencës do të çojë në rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet.

“Çmimet e referencës janë rritur me 40 për qind. Diferenca që sot paguan një qytetar është deri në 150 euro për metër katror, nëse një apartament në Don Bosko ishte 800 euro metri katro sot është 1200 euro referenca, kjo është ajo që sot rëndon ndërtuesit dhe qytetarët, dhe 15 mijë euro për një apartament është që të paguash 100 vjet taksë prone. Sot po ble një apartament 15 mijë euro më tepër. Nuk duhet të lidhet me taksën e pronës, në krahasim me atë që do të kushtojnë një apartament nga 1 gushti e këtej. Maksimalet që kemi në ish-Bllok sot janë 2 mijë euro metri katror, ndërkohë sot çmimi real i apartamenteve që shiten në ish-Bllok është 3000-4000 euro metri katror”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026