Gjenerali Isufi viziton policin e plagosur: Qëndroi si shkëmb përballë terroristëve

5 Tetor 2023 | 12:46

Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi, ka vizituar këtë të enjte policin tjetër të mbetur të plagosur gjatë sulmit në Banjskë, efektivin Alban Rashiti.

Isufi ka publikuar një fotografi në krah të policit të Kosovës, ku thekson se edhe i plagosur luftoi dhe qëndroi i palëkundër përballë terroristëve.

Gjenarali shton se gjaku i heroit Afrim Bunjaku dhe heroizmi i efektivit të plagosur dhe shokëve të tij shkruan faqen e historisë së Kosovës.

“Ky është kusheriri dhe Heroi im, Komando i Atdheut Alban Rashiti, i cili me trupin e tij u bë Shkëmb që nuk kalohet nga bishat terroriste të Serbisë që deshën t’a gllabrojnë edhe njëherë Tokën dhe Republikën tonë të shenjtë.

I plagosur rëndë luftoi deri në fund kundër terroristëve, qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut dhe nuk lejoi që trupi i tij të bie në kthetrat e armikut.

Krenar me ty Alban që me gjakun, luftën e heroizmin tënd, bashkë me Afrimin e shokë tjerë, shkrove faqen e re të historisë kombëtare.

Sikur paraardhësit e tu të Seferit Heroik më në krye Heroin Idriz Seferi, e ringjalle përsëri amanetin e tyre bashkë me lavdinë e Skifterit e Kastriotit dëshmorë”, ka shkruar Rashiti në facebook.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026