“Turizmi do vihet nën kontroll”- Çfarë parashikon pr.ligji i ri i qeverisë
Sipërmarrësit ne sektorin e turizimit do të përballen me rregulla të forta vitin e ardhshëm. Sipas ligjit të ri, ata duhet të afishojnë cmimet në plazhe, hotele e restorante dhe duhet të ofrojnë standarde sigurie për vizitorët.
Transparenca me çmimet dhe deklarimi i turistëve do të jetë objektiv për qeverinë, për sezonin e ardhshëm turistik. Rregullimi i shërbimit është në fokus të projektlgjit të ri, të hedhur për konsultim, i cili veç të tjerash do të rritë shumën e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Nëni 64 i draftit përcakton katër pika detyrime për sipërmarrësit turistikë.
E para, çdo strukturë akomoduese, operator turistik apo agjenci udhëtimi e stacion plazhi duhet të ekspozojë dukshëm listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofron në gjuhën shqipe dhe angleze.
Një tjetër pikë sanksionon se çdo sipërmarrës turistik ekspozon emrin e biznesit, si dhe procedurën e ankimit, në gjuhën shqipe dhe angleze.
Pika e tretë vijon me ofrimin e standardeve të shërbimi. “Çdo sipërmarrës turistik, gjatë ushtrimit të veprimtarisë garanton sigurimin e standardeve të shërbimit që ofron”.
Në pikën katër përfshihet nevoja për një kontratë sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta duke përfshirë në këtë pjesë kompanitë e sigurimit.
“Çdo sipërmarrës turistik, gjatë ushtrimit të veprimtarisë duhet të ketë një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentimin”.
Shqipëria po shënon gjatë këtij viti një rekord historik sa i takon numrit të vizitorëve duke regjistruar deri në fund të shtatorit një shifër prej 8.2 milionë vizitorë.
LEXONI GJITHAHSTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq