INSTAT publikon shifrat: Rritja e çmimeve goditi familjet, sa u ul konsumi
Rritja e çmimeve goditi buxhetet e familjeve shqiptare në vitin 2022. Të dhënat tregojnë shpenzimet mesatare mujore u rritën në 88 mijë lekë, ndërsa konsumi u ul mbi 2%.
Shpenzimet mesatare mujore për një familje në Shqipëri arritën në 88 mijë lekë në vitin 2022. Kjo shumë është 4.5% më e lartë se në vitin 2021.
Në vlerë shpenzimet ishin më të larta dhe kjo ishte e logjikshme, me inflacionin e lartë që preku vendin në nivelin 6.7%, por në terma realë, familjet shqiptare kanë konsumuar më pak se sa në vitin 2021.
Kjo do të thotë se konsumi real i familjeve shqiptare gjatë vitit të kaluar u ul me 2.2 për qind.
Të dhënat që nxjerr Instituti i Statistikave tregojnë se rritja e çmimeve goditi rëndë buxhetet familjare, veçanërisht ato me të ardhura të pakta.
Sipas INSTAT, kostot e jetesës ishin më të larta në Tiranë, ku një familjeje iu desh të shpenzonte mesatarisht 104 000 lekë në muaj, ndërsa shpenzimet më të ulëta u regjistruan në qarqet e Dibrës dhe Kukësit në masën 73 mijë lekë.
E ndarë sipas kategorive, peshën më të madhe të shpenzimeve, edhe vitin e kaluar e kishin ushqimet me 40%, ndjekur nga taksat me 10%, për t’u mbyllur me argëtimin me 2.7%.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael