Rama: Çmimet e “Internetit Roaming” janë ulur deri në 99%

3 Tetor 2023 | 08:41

Nga data 1 Tetor e këtij viti, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri në 99%.

Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri Rama shkruan se në këtë mënyrë është konkretizuar marrëveshja e firmosur në samitin historik të Dhjetorit në Tiranë mes liderëve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se prej 1 Tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të Dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan kryeministri Rama në Facebook

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026