585 kg kokainë në Selanik, burg 5 shqiptarëve, njëri rezulton zjarrfikës në Shqipëri
Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë. Para gjykatës kanë dalë çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjeç, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjeç, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjeç nga Vlora.
Sipas mediave greke, Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar çdo pjesëmarrje në ngjarje. Xhafaj bashkë me nipat e tij Muskaj e Feimi dhe mikun e tij Baraj kanë deklaruar se kokainën do t’ia dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhra”.
Disa ditë më parë policia greke në bashkëpunim me DEA amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran. Policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira. Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjeç, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gramë kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti