Denoncon Topuzi: 28 mijë dhoma hoteli të paregjistruara në rang vendi

5 Tetor 2023 | 20:37

Duke parë informalitetin e lartë në turizëm dhe rritjen e ndjeshme të aktivitetit turistik dhe fitimeve nga ky biznes, qeveria ka vendosur të ndryshoje ligjin për turizmin e vitit 2015.

Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së hotelierëve tha në një intervistë për Euronews Albania se informaliteti është një shqetësim konkret për sipërmarrjet e formalizuara.

Sipas tij, në rang vendi janë 28 mijë dhoma hoteli të paregjistruara.

“Deri tani shteti qëndronte indiferent duke na thënë se nuk e zgjidhte dot si problem, tani problemi është më i thjeshtë. Ka pasur një mangësi ligjore dhe qeveria nuk ka qenë e interesuar të krijonte konflikte të panevojshme, ndaj ndërmori këtë hap. Problemi i apartamenteve me qira është edhe në BE, që ka bërë një legjislacion 3 muajt e fundit. Mendoj se ka ardhur koha që kjo të futej në hulli. Shqipëria ka 100 mijë shtretër, 28 mijë jepen të paformalizuara dhe mendoj se do ndihmojë edhe vetë bizneset dhe në uljen e papunësisë”, tha Topuzi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023