‘A rrezikon të ndezë konflikt dëbimi i diplomatit rus?’, Rama përgjigjet për Euronews Albania

2 Shkurt 2021 | 11:22

Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euronews Albania se dëbimi i diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Shqipëria, nuk do të krijojë tensione midis dy vendeve.

Teksa iu pyet nga gazetarja Eksiola Shehu për ndonjë konflikt të mundshëm, ai theksoi se në këtë çështje nuk ka vend për alarm, apo për ndonjë përshkallëzim konfliktesh mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Nuk ka asnjë koment për këtë, nuk shoh asnjë arsye pse të krijohen tensione mes dy vendeve, rasti është një rast fatkeq, i ditur dhe arsyet janë të bëra publike. Nuk ka asgjë këto për t’u alarmuar për ndonjë përshkallëzim konfliktesh mes vendesh”, u shpreh kryeministri.

Muajin e kaluar qeveria shqiptare mori vendimin që të dëbonte diplomatin Alexey Krivosheev.

Vendimi sipas qeverisë lidhet me faktin se diplomati në mënyrë të përsëritur nuk respektoi masat e marra nga autoritetet për mbrojten e popullatës ndaj COVID-19.

Ndërkohë ministria e Jashtme ruse e quajti një provokim dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev. 

Lexoni gjithashtu:

Ministria e Jashtme ruse e quan provokim dëbimin e diplomatit Krivosheev nga Shqipëria

Dëbimi i diplomatit, Ambasada e Rusisë kundërshton veprimet: Akuzat janë të pabaza dhe fiktive

Qeveria shqiptare shpall ”person non grata” diplomatin rus

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026