Të shtëna me armë në Kurbin, qëllohet me breshëri në banesën e Skënder Likës

6 Tetor 2023 | 12:26

Këtë të premte ka pasur të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Drejt banesës së Skënder Likës është gjuajtur me breshëri plumbash.

Pak muaj më parë këtij të fundit iu vendos dhe lëndë plasëse.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave

Një grup prej 60 kursantësh të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv...
11:03 | 25/06/2026