Ligji i ri për azilin, BE: Afron Shqipërinë me standardet ndërkombëtare

2 Shkurt 2021 | 13:14

Kuvendi miratoi dje ligjin për azilin dhe procedurat e refugjatëve në Shqipëri.

Ligji i ri që përcakton rregullat dhe detyrimet e të gjithë shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri me qëllim për të punuar, apo qëndruar përkohësisht është vlerësuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, por edhe nga organizata e Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Për përfaqësinë e BE në vendin tonë ligji i ri për azilin e afron Shqipërinë me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Unionit Europian për një çështje të rëndësishme siç është ajo e menaxhimit të refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë nga vende në konflikt apo të pasigurta.

“Ligji garanton që personat që kërkojnë azil të kenë qasje në procedurën e azilit, rregullon kushtet për përpunimin e kërkesave të tyre dhe ofron garanci shtesë për trajtimin e kategorive të ndjeshme midis azilkërkuesve, siç janë të miturit e pashoqëruar. Ligji, gjithashtu, përforcon kornizën për integrimin e refugjatëve. Ai, po ashtu, përfshin një procedurë të përshpejtuar për të vlerësuar kërkesat e azilit në mënyrë të shpejtë, kur plotësohen kushtet”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së.

Sakaq, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në seancën plenare vuri theksin te ndihma juridike falas që jepet për përfituesit e statusit të refugjatit.

 “Përveç të drejtës për të lëvizur lirshëm nga momenti i paraqitjes së kërkesës, janë përcaktuar rregulla dhe kufizime në rast konstatimi të shkeljeve të rënda, të cilat mund të sjellin pasoja në jetën apo shëndetin e komunitetit ku banojnë, por edhe më gjerë në zonën ku ndodhet qendra e hapur.  Është parashikuar ndihmë juridike e garantuar nga shteti për kërkuesit dhe për ata shtetas që gëzojnë mbrojtjen ndërkombëtare, e cila deri më sot ofrohej nga organizatat ndërkombëtare”, u shpreh ministri Çuçi.

Një tjetër risi në ligjin për azilin është mundësia që iu jepet personave me status refugjati që të kenë të drejtën e aplikimit dhe marrjes së shtetësisë shqiptare me natyralizim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026