Kërcënimi i treshes së gjyqtarëve të Apelit, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për disa persona të cilët kanë kërcënuar një treshe gjyqtarësh, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Bëhet fjalë për vendimin e dhëne më 18 shtator të këtij viti, kur po jepej vendimi për një grup kriminal, të cilët në vitin 2019 i bënë atentat Inez Hajrulla.
Gjatë shpalljes së vendimit, treshja e gjyqtarëve Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dfhe Edlira Petri, janë kërcënuar me jetë nga persona të cilët ndodheshin brenda në seancë.
Pas shpalljes së vendimit gjyqtarët janë futur në dhomë këshillimi, ndërsa personat që ishin në sallë kanë agravuar situatën.
Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i nxjerrë ata jashtë. Pas ngjarjes, komisariati nr. 1 ka bërë referim në prokurori, ku institucioni i akuzës ka nisur menjëherë verifikimet për këtë çështje, për të mbledhur të dhëna.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër