Analisti-Bardhit: Sqaro njëherë akuzat ndaj Berishës, pastaj ato ndaj Bashës

6 Tetor 2023 | 20:12

Gazetari Agim Baçi komentoi debatin e ditës së djeshme në Kuvend mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit, i cili foli me akuza ndaj kreut të PD-së.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Bardhi, fillimisht të sqaroj akuzat që ka bërë ndaj Sali Berishës, më të cilin është bashkuar në kauzën politike.

Sipas tij në opozitë fillimisht duhet të qëndroj morali.

“Jam kundër çdo lloj retorike që ka bazë shpifjen dhe që bazohet tek ideja që kundërshtari duhet  të bëhet pis. Po ndiqja dje deklaratën e Bardhit, të thuash atje te kulla e krimit, duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, mënyra si ju drejtua Bardhi-Bashës, ishte krim. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje,  me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza. Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023