Historia e kasapit që trashëgon profesionin e stërgjyshit, këshilla për mishin
Drini Kakeli, 33-vjeçari nga Kukësi, rrëfeu në emisionin e “Real People” në Euronews Albania profesionin e pazakontë për bashkëmoshatarët e tij, atë të kasapit.
Kakeli zbuloi se vendosi të bëhet kasap për trashëguar profesionin e familjes që rrjedh që nga stërgjyshi, duke bërë që biznesi i shitjes së mishit të vijojë përgjatë 4 brezave të ndryshëm.
“Jemi brezi i katërt që punojmë kasap, por nuk e kemi njohur stërgjyshin. Gjyshi, babai, unë dhe vëllai punojmë këtu. Një nga arsyet që ne hapëm dyqanin është dhe historia që kemi. Ka shumë klientë që thonë: “Ore unë kam marrë mish tek gjyshi yt mos më bë shumë reklamë”. Unë nga 2018 që merrem me kohë të plotë, por që i vogël kemi ndihmuar babin në rastin e festave, kur ka pasur ngarkesë. Ka ndryshuar shumë si zanat, stili si pritet mishi. Brezi i ri e përmirëson të vjetrin, ndarja atomike atëherë nuk ka ekzistuar më parë.
Gjithmonë e kam ditur që do bëhem kasap. Por në vitin 2018 vendosa të marr profesionin e familjes”, tha ai.
Gjithashtu 33-vjeçari zbuloi dhe një gabim që bënin kasapët më përpara, të cilët e shisnin mishin me gjak.
Sipas Kakelit, mishi përpara se të gatuhet duhet të kullojë për 24-orë për të qenë më i shëndetshëm.
“Gjëja më e rëndësishme është kullimi i mishit. Duhet të kullojë 24-orë. Kjo ka qenë një filozofi e gabuar. Tani e kanë kuptuar njerëzit. Më përpara donin mishin sa është ther, po mos të ishte me gjak të thoshin nuk është i freskët. Ajo është e gabuar, mishi duhet të ri të paktën 24-orë, varur në frigorifer në zero gradë.
Të gjitha lëngjet e tepërta ikin, edhe gjaku, indet zbuten dhe mishi është më i butë më i shëndetshëm. Ka që e kërkojnë me gjak, por unë nuk ua jap. Pasi do vijë do më thotë jo ishte mish i fortë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit